Dhe prapë, pa paralajmërim, Lloch lanson këngën e re “Saksia”.


Lloch Matranga, i njohur për publikun për tekstet satirike ka lansuar këngën e re me titullin “Saksia”.

Llochi njihet për përformancat e tij qesharake dhe autentike, por këtë herë, ai duket më ndryshe.

Reklamë

Për këngën e fundit, “Papillon”, Llochi e zgjodhi Shkupin si “skenë” për paraqitjen e tij. Këtë herë, ai e zgjodhi kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Kënga flet për njkë saksi që Llochi thotë se e ka rritur me lotët e tij për një vajzë, e cila këtë herë në klip është kryeprotagonistja e ngjarjes.