×
  • Show Time
  • Show Time

    Alo-Alo i Ronelës dhe Vig Poppas drejt milionëshit ende pa u bërë 24 orë

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 11:27

    Nëse ju ka marrë malli për këngët e Festivalit të kënduara nga artistë si Luan Zhegu, mes tyre “Alo alo”, i cili ka qenë një hit për shumë vite dhe vazhdon të sjellë shumë nostalgji dhe emocione edhe sot, Ronela Hajati ka menduar që mos t’ju mungojë asnjë notë e së shkuarës.


    Këngëtarja ka sjellë jo më larg se dje “Alo”, një bashkëpunim me reperin kosovar, Vig Poppa, një këngë e punuar dhe e përshtatur me trendet e vitit 2021, por që në nisje të tij i lajmëron njerëzit për risjelljen e projektit të shumë dëgjuar në Festivalin e 26-të me tekst të Agim Docit dhe muzikë të Osman Sulës, i cili u vlerësua asokohe me çmimin e dytë.

    Bashkëpunimi i Ronelës dhe Vig numëron deri më tani 700 mijë klikime duke provuar kështu faktin se projekte të risjella nga vitet e mëparshme janë gjithmonë të suksesshme për shkak të nostalgjisë që mbartin në vete dhe kuriozitetin e risjelljes së tyre.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!