Filmat nga regjisorët tanë po arrijnë suksese në festivalet më të mëdha botërore të filmit.
Filmi i metrazhit të gjatë artistik ‘Në kërkim të Venerës’ me skenar dhe regji nga Norika Sefa, ka marr çmimin “The Peter Liechti Award” në Basel.
Ndërsa filmi i shkurtër “Schauerfilm” me skenar dhe regji të Lorena Sopit, ka fituar edhe dy çmime kryesore në dy festivale ndërkombëtare.
Në Festival de Indie, në Chennai të Indisë, mori Çmimin e filmit më të mirë të zhanrit horror “Best Horror Film”, kurse në edicionin e nëntë të festivalit Twilight Tokyo Film Festival ka fituar Çmimin e filmit më të mirë të shkurtër “Best Short Film”.
Urojmë që sukseset e mëtutjeshme të mos u mungojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.