×
  • Show Time
  • Show Time

    Nxitën reagime se janë ndarë, Mozzik dhe Loredana tregojnë datën e duetit të ri

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 14:35

    Çifti po vijnë me tjetër bashkëpunim.


    Loredana Zefi dhe Mozzik janë duke punuar intenzivisht për albumin e tyre të ri.

    Ata ka pak kohë që lansuan një duet, por nuk u ndalën me kaq dhe tashmë kanë finaluzuar edhe një tjetër këngë.

    Përmes postimeve në rrjete sociale, dyshja kanë konfirmuar se kënga e tyre e re do të publikohet të enjten (24 qershor).

    “E enjte 23:59 oh shit!”, shkruan Loredana, teksa paralajmëron me një foto edhe videoklipin e kësaj kënge.

    Kënga vjen pak kohë pasi çifti kishin nxitur sërish spekulime për ndarje, me anë të disa detajeve në positme.

    Projekti i fundit i tyre titullohet “Rosenkrieg”, ndërsa u publikua në maj dhe mori mbi 9 milionë klikime në YouTube.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!