Rihanna ka vite pa publikuar këngë, por kjo nuk do të thotë që njerëzit i kanë harruar performancat e saj.
Thënë kjo, nuk ishte e çuditshme që disa prej tyre vunë në dukje se një pjesë e videoklipit të këngës “Prit pak” – Lumi B ft Xhensila, është e kopjuar nga Rihanna: Skena e famshme në dhomën e gjumit te kënga “Wild Thoughts”.
Siç mund ta shihni në fotot ilustruese në vijim, detajet janë të njëjta: ngjyrat e murit, bimët kacavjerrëse, shtrati dhe gdhëndjet, çarçafët, veshja blu, karrigia, komodina me pasqyrën, dritat dhe mënyra e kërcimit.
Xhensila
Rihanna
Xhensila
Rihanna
Xhensila
Rihanna
Xhensila
Rihanna
Fakti që në klipin e Xhensilës nuk ka asnjë detaj të ri (përveç mungesës së freskueses së Rihanna-s dhe shtimit të produkteve kozmetike te komodina e Xhensilës) që do t’i jepte skenografisë një tjetër qasje dhe do ta ndante nga origjinali, e bën skenën që të mos konsiderohet frymëzim.
Disa komente në YouTube:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.