×
  • Show Time
  • Extra
  • Show Time

    Herën e fundit bëri shqiponjën, Youtuber-i më i famshëm në botë rikthehet më 28 qershor në Prishtinë

    Reporteri
    23 Qershor 2021 | 13:08

    Dy vite më parë në një prej ngjarjeve më të mëdha të automobilizmit, të organizuar nga grupi në Facebook “Marakli t’kerreve” dhe atij ndërkombëtar “One Life Rally”, i pranishëm ishte edhe blogeri i famshëm rus i Youtube-s, Vitaly Zdorovetskiy.


    Në atë event, Zdorovetskiy kishte bërë simbolin e shqiponjës me duart, duke tërbuar kështu turmën e njerëzve të pranishëm, shkruan Reporteri.net.

    E rusin e famshëm, rrugët do ta shpien sërish në Prishtinë, më 28 qershor 2021. Serish në ‘OneLife Rally‘, të organizuar në Kosovë nga “Marakli t’Kerreve“, e të mbështetur nga Gazeta Online ‘Reporteri.net‘.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë youtuber-i Zdorovetskiy përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

    “Prishtina, do të të shoh së shpejti!”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë së publikuar.

    Ndryshe, superveturat e “OneLife Rally” do të zbarkojnë sërish në Kosovë, të hënën e 28 qershorit 2021. Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është mbështetës i këtij eveti të grupit “Marakli t’Kerreve” dhe e transmeton LIVE në Facebook.

    Kosova për të dytën herë ndodhet në hartën e vendeve që do të parakalojnë super-veturat e organizimit të njohur botëror “OneLife Rally”.

    Më 28 dhe 29 qershor 2021 super-veturat të ndryshme nga e gjithë bota, do të zbarkojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nën organizimin e grupit “Marakli t’Kerreve”.

    Krahas sponsorëve të këtij eventi, këtë vit edhe Gazeta Online ‘Reporteri.net’ është mbështetës zyrtar dhe sponsor medial i organizimit.

    Por këtë vit, “OneLife Rally” nuk do të jetë vetëm një parakalim ‘checkpoint’ në Kosovë. Superveturat këtë vit do të qëndrojnë një natë të zbarkuara në Prishtinë. Madje, në sheshin kryesor të kryeqytetit.

    Tashmë, njoftimi për ngjarjen është dhënë nga vet organizatoret e eventit në Prishtinë, grupi “Marakli t’Kerreve”, përmes facebook-u dhe ‘OneLife Rally’.

    “Eventi jonë i parë ishte organizuar në vitin 2017, përmes Kosovës sikur në shumë vendeve të tjera ne kemi kaluar edhe në 2019 … ishte e mahnitshme dhe ne kemi bërë shumë miq atje, disa prej tyre madje i konsiderojmë si  familje ”, shkruajnë organizatorët e ‘OneLife Rally’ në facebook.

    “…dhe jemi më shumë se të lumtur të ju njoftojmë se do të qëndrojmë sërish në Prishtinë, për një ditë… Takohemi në Prishtinë më 28 dhe 29 Qershor”, thuhet tuje në njoftim.

    “OneLife Rally” këtë vit nisen nga Stambolli më 26 qershor 2021 për të përfunduar më xhiron në Pragë, më 3 korrik 2021.

    Eventi në Prishtinë i organizuar nga “Marakli t’Kerreve”, i arritjes së super-veturave në sheshin kryesor të Prishtinës, më 28 qershor 2021, do të transmetohet LIVE në facebook të Gazetës Online ‘Reporteri’ dhe në Kanal10. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!