Artistja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, ditën e djeshme (e martë) publikoi klipin e projektin e ri.
Ajo bashkoi forcat për herë të parë me reperin Lumi B, ndërsa dueti i tyre veror u prit mirë nga publiku.
Derisa bëri një paraqitje të mrekullueshme në klip, nëna e një vajze u komentua mjaft shumë për linjat trupore.
E njëjta para pak çastesh ka ndarë disa fotografi nga prapaskenat e këtij videoklipi, në të cilat befason me dukjen dhe fizikun e bujshëm.
Këto kanë bërë që të marrë komplimente të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit që mban në Instagram.
“Bon Bon çiki bon si ta do zemra. Prit Pak”, ka shkruar ajo referuar një pjesë të kësaj kënge.
Projekti ndërkaq për vetëm një ditë ka kaluar shifrën e 900 mijë klikimeve në YouTube.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.