Filmi “Shok” bëri historinë në vitin 2016, duke u bërë filmi i parë shqiptar që arriti të nominohet në atë që njihet si mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve të Akademisë, “Oscars”.
Ndonëse nuk arriti të fitojë çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”, për të cilin ishte nominuar – “Shok” gjithsesi fitoi zemrat e shqiptarëve anë e kënd globit.
Teksa për vite me radhë, ky film është shfaqur nëpër kinema të ndryshme dhe është mundësuar të shihet me pagesë, nga sot, publiku shqiptar do të ketë mundësinë që ta ndjekë atë falas.
Këtë e ka bërë të ditur një prej aktorëve kryesorë të filmit, Eshref Durmishi.
Aktori Durmishi ka publikuar në rrjetin social Facebook, një status shoqëruar me filmin e publikuar në kanalin Vimeo – nga ku tani e tutje, fansat e filmit do të kenë mundësinë ta shohin atë pa pagesë.
“Ka kaluar një kohë e gjatë që kur kemi bërë një udhëtim të pabesueshëm me këtë film. Sot më në fund lëshohet për publikun falas në bashkëpunim me Vimeo ndërsa stafi i tyre zgjedh. Mos ngurroni të shikoni dhe nda u me miqtë tuaj”, ka shkruar Eshrefi në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.