Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj, “Better Mistakes”.
Ky album i mbushur me hite është pritur mirë nga fansat e këngëtares, e cila po vazhdon që t’i vizualizojë me klipe shumë prej këngëve të albumit.
Ajo ka treguar së fundmi se është në xhirimet e klipit të radhës, i cili do të publikohet në pak ditë.
Këtë Rexha e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft provokuese në prapaskenat e xhirimeve.
31-vjeçarja ka pozuar me një veshje me prejre të shumta në pjesën e sipërme, duke vënë në pah krahërorin dhe gjoksin e saj atraktiv.
View this post on Instagram
Reklamë
