×
  • Show Time
  • Show Time

    Armina dhe Kim kanë të njëjtën shije, por shqiptarja i veshi e para

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 9:51

    Kim Kardashian publikoi sot një galeri me foto, e veshur me një fustan të zi dhe dukej në super formë, por prisni pak.


    Të njëjtin fustan më përpara e ka veshur një shqiptare. Dhe bëhet fjalë për blogeren e cila gjithmonë ka dalluar me stilin e saj, Armina Mevlanin dhe që prej vitesh njihet si një nga blogeret më të suksesshme.

    Armina postoi në Instagram një foto ku shkruante se e ka veshur e para këtë fustan e më pas tregonte postimin e Kimit.

    “Dhe falë krijimeve magjike të Rick Owens”-shkroi Armina krah fotove ku shfaqej shumë elegante me fustanin e zi, me një të çarë në fund. Fustani nga stilisti Rick Owens shkon 371 euro.

    Kjo nuk është hera e parë që Armina vesh të njëjtin fustan para Kimit sepse kështu ka ndodhur edhe me fustanin me printe zebre që blogerja veshi vitin e kaluar.

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!