×
  • Show Time
  • Show Time

    Një milion klikime për këngën e re të Ermalit dhe Gjikos gjatë 24 orëve të fundit

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 14:27

    Dy yjet e skenës muzikore shqiptare, Ermal Fejzullahu dhe Gjiko, ditën e premte (25 qershor) sollën projektin e ri muzikor.


    “Sa t’kom dasht” titullohet kënga e tyre, e cila është tejet ritmike e me një klip veror të veçantë.

    Projekti, i cili veçse ka dëshmuar se është një nga hitet e kësaj vere, për vetëm një ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.

    Kënga si gjithnjë u realizua në shtëpinë e hiteve RedBox nga producenti i mirënjohur, BigBang.

    Ky nuk është projekti i vetëm i përbashkët i Gjikos dhe Ermalit, pasi të njëjtit në 2016 sollën hitin e quajtur “Hajmali”.

    “Sa t’kom dasht” ndryshe është bërë virale gjithandej dhe se tashmë po dëgjohet anembanë trojeve shqiptare dhe më gjerë. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!