×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndahet çifti më simpatikë i estradës?

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 11:40

    Këngëtarët e hitit ‘Ty t’ka rritur nana’, supozohet se i kanë dhënë fund fejesës së tyre, shkruan Reporteri.net.


    Ata u bënë të njohur me disa mashupe të kënduara së bashku, por hitet e tyre më të mëdha janë: “Kto ndjenjat”, “Pika pika”, “O moj qikë”, “Ty t’ka rritur nana”, “Humbe”.

    Madje Fidani i propozoi fejesë gjatë xhirimeve të këngës: “Kto ndenjat”.

    Por së fundi, Fidani ka publikuar një këngë me titullin: “S’jena mo”, ku në klip shfaqet pa unaz në gishtë, por kjo nuk është vetëm arsyeja që po supozohet deri tek ndarja e tyre.

    Ata tashmë nuk ndjekin njëri tjetrin në instagram si dhe Rita i ka fshirë të gjitha fotot me Fidanin, ky i fundit ende mbanë fotot në profilin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!