Cardi B dhe bashkëshorti i saj, reperi Offset presin të bëhen sërish prindër. Gjatë performancës së saj në BET Awards, REPERJA performoi me një veshje ekstravagante me gura, ku dallohej barku i rrumbullakosur.


Pas eventit, Cardi postoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej nudo dhe ku dukej barku i rrumbullakosur, i lyer me bojë të bardhë.

Kjo, është hera e dytë që Cardi konfirmon shtatzëninë në një event televiziv. Në vitin 2018, gjatë performancës së saj në Saturday Night Live, Cardi konfirmoi se është në pritje të ëmbël.

Reklamë