Këngëtarja Rita Ora ka mbajtur edhe një koncert të suksesshëm në kuadër të turneut “Phoenix”.


Ajo ka performuar në Glasgow, ku si çdo herë ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj.

Se shqiptarët ndjekin ngado koncertet e Ritës kjo u vërtetua edhe në këtë koncert ku një grup fansash, kishin marrë me vete flamurin kuq e zi, dhe një prej tyre kishte veshur bluzë me shqiponjën dykrenare, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Motra e Ritës, Elena, ka postuar një fotografi, në të cilën shfaq fansat e Ritës duke mbajtur flamurin kombëtar shqiptar.

Kujtojmë se Reporteri.net ka njoftuar dje se të premten Rita Ora do të sjell një këngë të re.

Rita Ora të premten lanson këngën e re

Reklamë