Kim po qëndron për vizitë në Itali.


Ylli televiziv, Kim Kardashian ditët e fundit po qëndron në Itali për pushime bashkë me disa bashkëpunëtorë të saj, shkruan lajmi.net.

Kim ka vizituar disa vende të Italisë, teksa së fundi publikoi imazhe nga vizita që i bëri amfiteatrit Colosseum në Romë.

Reklamë

Bukuroshja ishte veshur me një palë pantallona me ngjyrë vjollcë dhe me një bluzë të bardhë, duke theksuar linjat trupore.

Këtë veshje ajo e kishte kombinuar me një palë sandale, syze të errëta dhe një singjir në formë kryqi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Reklamë

Ndryshe, Kim Kardashian kishte pasur edhe një vizitë në Vatikan, ku ishte veshur me një fustan të bardhë.

Kim Kardashian muaj më parë është ndarë nga bashkëshorti i saj, Kanye West, ndërsa nuk ka konfirmuar ende ndonjë lidhje të re.

 

View this post on Instagram

 

Reklamë

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)