×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngë në gjuhën gjermane e bashkëpunime, Dhurata zbulon planet në muzikë

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 14:09

    Dhurata ka zbuluar detajet për këngë të reja.


    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, dalëngadalë po depërton edhe në tregun e huaj, shkruan lajmi.net.

    Së fundi, artistja zgjodhi t’iu përgjigjet pyetjeve të shumta të ndjekësve, të cilët donin të dinin detaje rreth projekteve të reja.

    Një prej tyre e pyeti se a do të ketë bashkëpunime me artistë shqiptarë, teksa këtë gjë e konfirmoi, por nuk preferoi të tregonte emra.

    Më pastaj, një nga ndjekësit e pyeti se a do të ketë ndonjë këngë në gjuhën gjermane, meqë rast Dhurata tha se ka përfunduar disa dhe pret t’i publikojë shumë shpejt.

    Ndryshe, kënga “Only You” mbetet e fundit nga Dhurata Dora, në bashkëpunim me Maitre Gims.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!