×
  • Show Time
  • Show Time

    Përfshihet nga zjarri vetura e instrumentistit Xhemil Gjini

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 9:21

    Instrumentisti i njohur Xhemil Gjini është përfshirë në një incident së fundmi.


    Ai ka bërë një postim në rrjete sociale me anë të të cilit tregon se vetura e tij është kapluar nga zjarri dhe siç shihet në bazë të disa pamjeve është djegur tërësisht në pjesën e përparme.

    I njëjti ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes dhe momentin e ndërhyrjes së zjarrëfikësve.

    Përkundër kësaj, instrumentisti shqiptar tregon se është në gjendje të mirë shëndetësore.

    “E harrova plloçën e madhe ndez dhe Renoja ime e dashur u pjek përgjithmonë. Unë jam mirë. Gjynah që ia qita 20 euro naftë dy minuta para se të ndodhte. Kujdes kujdes”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!