×
  • Show Time
  • Show Time

    Angelina Jolie dhe The Weeknd fotografohen duke darkuar bashkë

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 20:14

    Ja një çift që kurrë nuk prisnit se do t’i shihnit bashkë! Page Six raportoi dje se Angelina Jolie dhe The Weeknd u fotografuan duke darkuar së bashku në Los Angeles. Paparacët i kapën të dy duke dalë (veç e veç) nga restoranti italian Giorgio Baldi.


    Ata darkuan së bashku atje për orë të tëra. Jolie kishte veshur një fustan të zi mëndafshi dhe një pallto ngjyrë bezhë, ndërsa The Weeknd ishte me një xhaketë xhins, një bluze të zezë dhe xhinse.

    Megjithëse nuk është e pamundur që të ketë qenë një takim romantik (të dy Jolie dhe The Weeknd aktualisht janë single), por burimet thanë se ata ishin për një takim pune.

    “Ata nuk po përpiqeshin të takoheshin fshehur. Takimi padyshim që është përqendruar te çështjet e biznesit, pra për filmin. Ai (The Weeknd) po luan në serialin e ri të HBO-së.”, tha burimi.

    The Weeknd do të interpretojë në projektin e tij të ri, seriali HBO Max, The Idol

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!