Memli Krasniqi është zgjedhur Kryetar i PDK-së ditën e djeshme.
Ai mori urime të shumta për postin e tij të ri nga familjarët, kolegët miqtë dhe pothuajse të gjithë ata që e njohin.
Ndërkohë, edhe Genc Prelvukaj i ka bërë një urim përmes rrjeteve sociale duke i uruar suksese dhe se ka një besim se ai do i drejtojë gjërat mbarë.
“Përgjegjësia dhe detyrimet e marra përsipër, nuk janë aspak të lehta për të, por duke ia njohur mirë energjinë, mendjen, gjykimin dhe dëshirën për punë, mendoj se do t’i drejtojë gjërat mbarë”, ka shkruar ndër të tjera Prelvukaj.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Partia Demokratike e Kosovës, në konventën e saj ka zgjedhur kryetarin e ri të saj, Memli Krasniqin. Përgjegjësia dhe detyrimet e marra përsipër, nuk janë aspak të lehta për të, por duke ia njohur mirë energjinë, mendjen, gjykimin dhe dëshirën për punë, mendoj se do ti drejtojë gjërat mbarë.
Kam besim që me të, Partia Demokratike e Kosovës, do të fillojë shpejt një proces të nevojshëm reformimi, duke ngritur një ekip të mirë drejtues, me ekuilibër të saktë mes figurave të respektuara të vjetra dhe me personalitete të reja, që janë rritur e dëshmuar brenda partisë.
Detyrë parësore e tij, e di që do të jetë, veç tjerash kthimi apo riaktivizimi i elementit të mirë, të ngritur e të ndershëm, që për shumë vite ka qëndruar anash, në pritje të ndryshimeve të nevojshme, që do të siguronin një terren të favorshëm për punë.
Ngritja dhe reformimi i PDK-së, është jo vetëm në dobi të aktivistëve të saj, por edhe të vetë skenës politike vendore dhe qytetarëve në tërësi./