×
  • Show Time
  • Show Time

    Bebe Rexha: Dua të vij në Kosovë, ka qenë një ëndërr e imja gjithmonë

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 22:07

    Bleta ‘Bebe’ Rexha është emri që të gjithë e njohin që në dëgjimin e parë. Ajo është një nga shqiptaret më të suksesshme globalisht.


    E lindur dhe rritur në Shtete e Bashkuara të Amerikës por me një kulturë tipike shqiptare që buron nga prejardhja e saj, Bebe Rexha, do të bëhej zëri i preferuar e miliona njerëzve në mbarë botën me muzikën e saj, e cila më shumë se sa profesion, është art në vetëvete dhe e thellë në kuptimin e saj.

    Beba Rexha e cila aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe për dëshirën e saj për ta vizituar Kosovën, gjë për të cilën thotë ka qenë një ëndërr e kahmotshme e saj, dhe duket se do të realizohet sivjet ose më së largu vitin e ardhshëm.

    “Unë kurrë nuk kam qenë në Kosovë. Do të më pëlqente shumë të shkoja në Kosovë. Unë kurrë nuk kam qenë atje. Kam qenë në Tiranë dhe e dini, ishte shumë kohë e vështirë kur shkova herën e fundit. Unë isha në turne në atë kohë dhe kisha dy ditë të lira për të udhëtuar. Kështu që ne fluturuam për atje. Kemi mbledhur ca para dhe kemi ndihmuar, siç e dini ne e ndërtuam shtëpinë e një prej familjeve të prekura. Dhe sinqerisht, unë vetëm e bëra atë sepse unë ndjeva se duhej ta sjellja vetëdijen për atë që po ndodhte me tërmetet. Dhe thjesht u ndjeva sikur kisha nevojë të përdor platformën time, për të sjellë ndërgjegjësim dhe gjithashtu mund të sjellja vetëdije. E dini, unë dua të sjell ndërgjegjësimin për kulturën time dhe vendin nga vjen familja ime. Dhe kjo ishte vërtet e rëndësishme për mua”, ka deklaruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!