×
  • Show Time
  • Show Time

    Kështu është dukur vajza e Fjolla Morinës në mbrëmjen e maturës

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 13:32

    Këngëtarja Fjolla Morina gjatë kësaj kohe ka qenë më pasive në skenë e po ashtu edhe në rrjete sociale, madje janë aluduar edhe shumë gjëra për jetën e saj private.


    Ajo së fundmi ka ndarë një imazh të së bijës në rrjete sociale, të cilës i uron mbrëmjen e maturës.

    Me lirimin e masave ndaj coronavirusit, kanë filluar të lejohen edhe mbrëmjet e maturës e po ashtu edhe shumë aktivitete të tjera.

    Edhe vajza e artistes së njohur po ashtu ishte bërë gati që të festonte përfundimin e shkollës pas një viti me sfida të mëdha marrë parasysh situatën me COVID-19.

    “Kukulla e mamit”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë.

    Fjolla ndërkaq është nënë e dy vajzave me partnerë të ndryshëm.

    E njëjta këtë vit është martuar me partnerin e saj, biznesmenin nga Gjilani, Fisnik Sylën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!