Sot ka vdekur babai i ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Dhe, shumë fytyra të njohura publike po shprehin ngushëllime për vdekjen e Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.
Këngëtari, Arian Agushi ka bërë një postim në rrjete sociale derisa ka shkruar: “Allahu të mëshiroftë Fazli Veseli”.
Ndërkohë, në postimin e tij, Gold AG ka zgjedhur të ndajë një imazh të Kadri Veselit me babain e tij derisa shihen në tavolinë duke ngrenë bukë.
Ndryshe, hera e fundit që Veseli kishte pasur mundësinë ta vizitonte babanë ishte në maj të këtij viti, kur babai i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, i shtrirë në spital.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.