Data 9 korrik është mjaft e veçantë për këngëtaren shqiptare.


Sot është një ditë më ndryshe për Gjyste Vulajn pasi ajo po feston ditëlindjen, shkruan Reporteri.net.

Përmes disa postimeve në Instagram, artistja ka bërë të ditur se sot ka mbushur plot 44 vite jetë.

Reklamë

Ndryshe, Gjyste Vulaj prej shumë vitesh është e martuar me Sokol Vulaj dhe së bashku kanë dy fëmijë, Rozanën dhe Besartin.

Në muzikë, projekti i saj i fundit mban titullin “Askush si na” e lansuar në vitin 2019, por pavarësisht kësaj Gjyste Vulaj mbetet njëra ndër këngëtaret mjaft aktive me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

/Reporteri.net/

Reklamë