Me eleminimin e Zvicrës në Euro2020, Granit Xhaka tashmë është rikthyer pranë familjes së tij.
Futbollisti shqiptar siç duket po i zëvendëson ditët e humbura pranë vajzës së tij të vogël, Ayana, shkruan Reporteri.net.
Në Instagram, Xhaka ka ndarë një fotografi para ndjekësve të tij ku shfaqet me vogëlushen e tij dorë për dore.
“Asnjë moment nuk është më i rëndësishëm se ato me vajzën”, ka shkruar futbollisti.
Përveç Ayanas, Graniti dhe Leonita tashmë janë prindër edhe të një vajze tjetër të quajtur, Laneya.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.