Sonte (e diel) do të zhvillohet finalja e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë në ‘Wembley Arena’ në Londër.
Miliona shikues nga mbarë Evropa po bëjnë tifo për dy skuadrat, teksa mbështetja nuk po mungon edhe nga yjet me famë ndërkombëtare.
Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila është rritur në Angli, shprehu mbështetjen e saj për ekipin e “Tre Luanëve”.
Ajo publikoi një fotografi në InsatStory, ku shfaqej duke u grimuar, ndërsa me ‘photoshop’ kishte vendosur simbolin e flamurit të Anglisë në fytyrën e saj.
“Po vjen në shtëpi, po afrohet”, shkroi këngëtarja e lindur në Prishtinë në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Për Anglinë po bën tifo edhe artistja tjetër shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa.
Kjo e fundit që nga fitorja e shtetit anglez në gjysmëfinale, ka publikuar fotografi të shumta gjatë këtyre ditëve, përmes së cilave ka shprehur mbështetjen e saj për Kombëtaren e shtetit në të cilin u lind e u rrit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.