Belen Rodriguez është bërë nënë për herë të dytë.
Modelja e famshme argjentinase, Belen Rodriguez dhe Antonio Spin janë bërë prindër të një vajze, shkruan Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi, ndërsa ka zbuluar dhe emrin e vajzës, Luna.
Përveç ardhjes në jetë të vajzës, Belen kishte dhe dy gëzime tjera, si fitorja e Argjentinës si dhe shpallja e Italisë fituese në Kampionatin Evropian.
Kujtojmë, se Rodriguez ka dhe një djalë nga martesa e saj e parë me balerinin, Stefano De Martino.
/Reporteri.net/


