Françeska Jaçe shpesh komentohet për jetën super luksoze që bën.
Modelja nga Shqipëria nuk heziton aspak të shfaq në rrjete sociale që bën, e që komentet nga ndjekësit janë të shumta se nga i merr modelja paratë, shkruan Reporteri.net.
Por, mbrëm e ftuar në emisionin “Top Arena” në Top Chanel, modelja ka treguar hapur se nga i merr paratë për jetën që ajo bën.
“Përveçse ke një agjenci udhëtimesh, ti shkon sa në Dubai, sa në Miami, kush i sponsorizon këto?”, ishte pyetja që iu drejtua modeles.
“Sigurisht që agjencia e udhëtimeve. Plus që ti e di ne që jemi influencer në Instagram, nëse dërgojmë një e-mail disa bonuse mund t’i kemi të paktën në zbritje, ose hotelin gratis. Pastaj pak familja, pak nga udhëtimi, pak nga vetja do harxhojmë pak më shumë seç e kishim planifikuar”, ishte përgjigja e Françeskës.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.