Tri javë më parë Ermal Fejzullahu dhe Luar lansuan projektin e ri me titull “Shqiptare”.


Dyshja me këtë projekt kanë arritur të mbledhin mbi tre milionë klikime në Youtube, shkruan Reporteri.net.

Në emisionin “ABC e Pasdites” Luar ishte e ftuar për të folur pikërisht rreth këtij bashkëpunimi me Ermal Fejzullahun, ku moderatori i emisionit Ermal Peçi lexoi edhe disa komentet të bëra në rrjete sociale.

Reklamë

“Si i ngjitesh burrit të martuar?”, ishte një koment që ishte bërë për këngëtaren, e që kjo e fundit nuk hezitoi aspak t’i përgjigjej.

“Arianës nuk i afrohet njeri, jo unë, por askush tjetër”, ka qenë përgjigjja e këngëtares Luar.

/Reporteri.net/

Reklamë