Ka kohë që në medie flitet për raportin e Stresit me Kejsin, vajzën me të cilin ai me vite ishte në lidhje dashurie.
Reperi shqitpar edhe kësaj radhe ka pranuar një pyetje të tillë, ndërsa ka sqaruar një herë e mirë se mes tij edhe Kejsit nuk ka asgjë, shkruan Reporteri.net.
Ai gjithashtu ka shkruar se gëzon respekt të madh për të dhe familjen e saj, dhe se nuk do gjejë më kurrë një vajzë të tillë siç ishte ajo.
“Po ua shpjegoj një herë e mirë të gjithëve ju që me zor e prisni këtë lajm dhe do ju bëhet qejfi se kështu jeni ju. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se ajo, sot e 1000 vjet unë s’do gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon, kështu që boll më me këto pyetje. Jo s’jemi më bashkë”, ka shkruar Stresi.
/Reporteri.net/


