×
  • Show Time
  • Show Time

    Miliarderja e familjes Kardashian po bëhet nënë për herë të dytë?

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 19:52

    Pak pasi Kylie Jenner pranoi publikisht ribashkimin me Travis Scott, u vendos në qendër të vëmendjes. Javën e kaluar në rrjet u përfol se ajo mund të ishte shtatzënë. Kjo pasi fansat u kapën pas detajesh, që jo domosdoshmërisht mund të thonë diçka.


    E gjitha nisi kur ylli i KUWTK publikoi një foto teksa konsumonte sushi, të cilat ishin të gjitha me bazë avokado dhe nuk kishte asnjë shenjë peshku. “Kylie duke ngrënë sushi pa peshk?! … ajo është shtatzënë”, komentuan fansat. Më pas ajo publikoi disa foto me një bluzë të gjerë duke i shtuar më shumë benzinë zjarrit.

    Këto dyshime ranë shpejt poshtë pasi ajo publikoi video e foto të tjera në vijim me barkun e sheshtë. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe “The Sun” që raporton se Kylie nuk është në pritje të ëmbël. Por, kjo nuk e përjashton mundësinë që diçka e tillë të ndodhë në të ardhmen sepse ajo dhe Travis dëshirojnë një fëmijë tjetër.

    “Ajo nuk është shtatzënë, megjithëse ata janë përpjekur për foshnjën numër dy gjatë muajve të fundit.“-shkruan The Sun.

    Kujtojmë se Kylie dhe Travis kanë një vajzë Stormi që është shumë e njohur dhe ka fituar zemrat e miliona ndjekësve nga gjithë bota falë ekspozimit që prindërit i bëjnë në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!