Hasbullah Magomedov është i riu rus i cili këtë periudhë është bërë viral në rrjete sociale.
Por, së fundmi 18 vjeçari është bërë ‘meme’ së bashku me Milaim Zekën, ku njerëzit në faqet e ndryshme kosovare e kanë cilësuar atë si djali i politikanit, shkruan Reporteri.net.
Zeka ishte i ftuar në emisionin “Natë vere” ku foli edhe për këtë pjesë, ndërsa tregoi se nuk ka të bëjë asgjë me personin në fjalë.
“Nuk kam qenë asnjëherë në Rusi. Ky është humor interesant, por edhe disa familjarë të mi kanë bërë shaka duke më thënë pse s’kam treguar që kam edhe një djalë”, është shprehur Zeka duke qeshur.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.