Situata me pandeminë Covid-19 ka bërë që njerëzit mos të vizitojnë as të afërmit e tyre, duke qenë se edhe kufijtë kanë qenë të mbyllur.

Vesa Luma është ndër ata persona, por që ajo tani ndjehet e lumtur që ndodhet në Shqipëri, shkruan Reporteri.net.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi gjatë udhëtimit nga Zelanda e Re për në Shqipëri, ndërsa ka treguar se ka bërë plot 30 orë deri në destinacionin e shumë pritur.

Reklamë

“Nuk mund ta besoj, kanë kaluar 2 vite”, ka shkruar Vesa Luma në Instagram.