Ditën e djeshme ishte ditëlindja e aktorit të ndjerë, Rasim Thaçi Cima.
Fillimisht ishte vajza e tij, Adelina ajo e cila e kujtoi atë përmes një dedikimi të bërë në rrjete sociale, shkruan Reporteri.net.
“Urime ditelindja babi. Çdo festë e ditëlindje qenka vështirë shumë, sot viberi më alarmoj për ditëlindjen tënde, e i pashë dhe fjalët e fundit që i kemi shkëmby, haj bre babë fort u mërzita. Shpirti tu bëftë dritë. Edhe sot do ta çoj një gotë për ty, edhe pse do ta kem vështirë me përbi. Thjesht më mungon përqafimi yt, fjalët, zani, gjithçka”, ishin fjalët e këngëtares.
Ndërsa, tani edhe djali i tij, Artani e ka kujtuar atë përmes një fotografie të publikuar, ku shfaqen së bashku me nënën e tyre tek varri.
“Ditëlindja yte e parë pa ne”, ka shkruar ai.
Humoristi Cima ndërroi jetë nga Covid-19.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.