Irina Shayk dhe Kanye West ka disa javë që po përflitet se janë në lidhje dashurie.
Supermodelja 35 vjeçare dhe reperi 44 vjeçar u fotografuan në Francë së bashku për festën e ditëlindjes së Kanye West, përcjellë Reporteri.net.
Kishte gjithashtu zëra të vazhdueshëm se ata kishin filluar të bënin takime romantike.
Tani, një burim ka folur për “Page Six” sa i përket raportit që dyshja kanë mes vete momentalisht.
I njëjti burim sqaroi se si Irina po ndjehet karshi Kanye West.
“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Madje së fundmi Kanye i kërkoi Irinës të udhëtonte në Paris, Francë së fundmi me të dhe ajo e refuzoi”, tha ky burim.
/Reporteri.net/