Tea Trifoni ishte njëra ndër konkurentet e “Përputhen” e cila u pëlqye nga masa, por loja që u bë me Andin, dhe sipas saj me produksionin, e gjitha iu kthye në urrejtje.

Ndonëse figura të panjohura për parë për publikun, por Tea së fundmi ka zbuluar një detaj për të, shkruan Reporteri.net.

Ish konkurentja e “Përputhen” ka pranuar një pyetje nëse ajo ka qenë në njërin nga klipet e Butrint Imerit, por Tea ka treguar se një gjë e tillë nuk rezulton të jetë e vërtetë.

Reklamë

“Jo, unë kam marrë pjesë vetëm tek videoklipi i një kënge popullore që shpresoj mos ta gjeni kurrë”, ka qenë përgjigjja e Teas.

Ndryshe, Tea ishte në lidhje dashurie për një kohë të shkurtër me njërin nga konkurentët, Beart Rexhepin, por që çdo gjë përfundoi shumë shpejt.

/Reporteri.net/