Mbrëmë vajza e Fjolla Morinës festoi ditëlindjen.
14 korriku shënoi 18 vjetorin e Ledianës, vajzës së madhe të këngëtares Fjolla Morina, shkruan Reporteri.net.
“Urime për vajzën time. Princesha ime, gëzimi im i parë… Ti që jetën time ma gëzove… dashuria më e rrallë, që me ardhjen tënde ma mundësove gëzimin sa herë. Urime dhe urimet më të mira për vajzën time të bukur, e cila ka një ditëlindje të mrekullueshme, sot 18 vite”, ishte urimi i Fjollës për Ledianën, e cila kishte zgjedhur t’i bënte dhuratë një varëse floriri.
Por, mbrëmë 18 vjeçarja festoi me njerëzit e saj të afërt ku nuk munguan edhe shishet e alkoolit, ku Lediana shfaqet në duar me shishet e famshme “MOET”.
Kujtojmë se Fjolla Morina përveç Ledianës, ka edhe një vajzë tjetër të quajtur Alayah, ndërsa vet ajo po shijon lidhjen e dashurisë me Fisnik Sylën.
/Reporteri.net/


