Ndryshimet që i bënë Loredana në pamjen e saj janë të shpeshta.
Këngëtarja e cila numëron hite të shumta në karrierën e saj muzikore, edhe kësaj radhe ka bërë një ndryshime të madh në paraqitjen e saj, shkruan Reporteri.net.
Me flokët e kaçurrela dhe me një grim tejet e veçantë, Zefi po duket shumë ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim.
Ndryshe, këngëtarja ka disa ditë që ka ardhur në Kosovë, ku në bazë të postimeve të bëra ajo duket se është duke u përgatitur për xhirimet e një kënge të re.
“Oh Digga” mban titullin kënga e fundit e saj e lansuar dy javë më parë në bashkëpunim me Mozzik dhe deri tani numëron mbi 3 milionë klikime në Youtube.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.