Kreatorja e njohur Lirika Matoshi i ka reaguar zëdhënëses së PSD-së, Natyra Kuçit, pasi ajo publikoi se fustani që kishte veshur vajza e kryeministrit Albin Kurti në Festivalin e Kanës kushton 490 euro.
Kreatorja e fustanit ka thënë se vet ia ka dhuarar atë fustan vajzës së Kurtit dhe se postimi është i turpshëm, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Rozafë Kelmendi ka reaguar pas raportimeve se fustani që vajza e Kurtit kishte veshur në festivalin në Francë kushtonte 490 dollarë.
Kelmendi përmes një postimi në Facebook tha se fustani i Leas është i punuar nga gratë e Kosovës dhe se është huazuar për ta kthyer posa të kthehen në Kosovë.
“Kryeministri ndodhet në Kanë në përkrahje të filmit kosovar dhe bashkëshortja e tij, ka huazuar dy fustanë për veten dhe fustanin me dredhëza për të bijën, të disenjuara nga kreatoret kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi. Me t’u kthyer në Prishtinë fustanët do t’u kthehen kreatoreve”, ka shkruar Kelmendi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.