Këngëtarja ka marrë komente të shumta negative. Kjo për arsyen e një fotografie të publikuar me dy fëmijët e saj, djemtë, Tianin dhe Zen.
Altuna Sejdiu e njohur si Tuna, në fotografi shihet se ka pozuar e lumtur, megjithatë vëmendja bie te mënyra se si e mban në krahë djalin e saj, Zen i cili nuk ka shumë kohë që ka lindur.
Kjo gjë iu ka renë në sy edhe ndjekësve të këngëtares të cilët i kanë shkruar kritika të shumta se si e mban kokën e fëmjës e cila siç duket në foto po qëndron poshtë dhe natyrisht se kjo nuk është e mirë për një foshnjë që nuk ka shumë kohë që ka ardhur në jetë.
“Kokën keq e ka bebi zoj zogu. Qysh more sja sheh koken nfoto bebes sa keq ja ka majt. Mjer toka qfar njerz pi mban e pi ban nan turp Veq per nje foto. Obviously you don’t know how to hold a baby. I ra qafa n’tokë”, janë disa nga komentet.
Ndryshe, Tuna së fundmi ka qenë në pushimet me bashkëshortin e saj, Patris Berishën dhe fëmijët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.