Pak kohë më parë në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Glorias, e cila prej shumë vitesh lufton me sëmundjen e saj.

Gloria kishte vuajtur që prej vegjëlisë prej një sëmundjeje të rëndë, një tumori në kokë. Si pasojë e kimioterapisë intensive, Glorias i kanë rënë flokët dhe për shkak të pamundësisë për t’i blerë një parkure, nëna e saj po zgjat flokët që të mund t’i mundësojë vajzës një paruke të re.

Reklamë

Gjithashtu tumori në kokë ia ka vështirësuar shumë mundësinë për të ecur normalisht dhe prandaj Gloria e ka të domosdoshme që ta shoqërojë gjithmonë dikush.

Këngëtari i preferuar i Glorias është Butrint Imeri dhe ky i fundit pasi e surprizoi në studio e ftoi publikisht në koncertin e tij të parë që do të zhvillohet pas përfundimit të pandemisë.