Ka pak muaj që babai i Yllka Gashit ndërroi jetë.


Në një intervistë të dhënë për “Prive” aktorja ka folur edhe për njeriun e saj më të rëndësishëm i cili tashmë nuk jeton më, shkruan Reporteri.net.

Aktorja ndonëse e pati tejet të vështirë të fliste, ajo tha fjalët më të mira që një baba mund t’i dëgjojë nga e bija.

Reklamë

“Është humbja e parë personale, humbja e babait. Po mundohem mos me qajt, se spo du me perfundu me lot. Nëse vlera e njeriu ish peshu me dukat babai im e kishte kalu 24 karat, pasi ka qenë i jashtëzakonshëm. Për neve si babë ka qenë tejet i urtë dhe tejet i butë. Këshillat e tij do t’i marre me vete deri në frymën e fundit. Jam shumë krenare me babain që e kam pas”, ishin fjalët e Yllkës.

/Reporteri.net/