Nga Tea, ka të reja!


Pak muaj pas ndarjes me Beartin, ajo po shijon një romancë të re, siç edhe ‘dyshonte’ Arjan Konomi pak ditë më parë duke parë nurin e bukuroshes.

Lajmin e ka konfirmuar si e ftuar në rubrikën “N’fermë” të konceptuar e drejtuar nga Ervin Kurti.

Reklamë

Teksa u gjend mes një ngacmimi për jetën e saj private, një nga ish-protagonistet më të përfolura të programit “Përputhen” u shpreh:

“Është dikush që unë jam duke e njohur për momentin. Është figurë jo e njohur, njeri i thjeshtë, nga zona ime, aty afër, nga Fieri. E kam njohur me Fatjonin, rastësisht, kur nuk e pret të vjen. Isha duke festuar për qejfin tonë dhe na doli ky. Ishte shumë i ëmbël”

Përshtypje duken t’i kenë bërë komplimenet për intelegjencën dhe karakterin, e jo nga ato të zakonshmet që Tea merr për sytë teksa edhe puthja na qenka shkëmbyer!

Reklamë