Lei Kraja ka rrëfyer disa të pathëna më parë për jetën e saj. Bukuroshja ka treguar një histori, e cila lidhet me periudhën kur moderatorja e sportit jetonte në New York.
Ajo shprehet se ka përjetuar një moment të frikshëm, pasi një maniak e ka ndjekur me makinë nga pas për ta rrëmbyer.
Lei thotë se për t’i shpëtuar rrëmbimit të tij, i është dashur të vrapojë aq shumë sa as vetë nuk e di si ka mundur të shpëtojë.
“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, kot nuk mora as taksi as uber apo tren. E kisha shumë afër shtëpinë me thënë të drejtën. Kaloj në një garazh/parking për më shkurt. As mami im nuk e di këtë sepse nuk dua të frikësohet. U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar, akoma më kujtohet ai moment në jetën time”, shprehet Lei në “Natë me Aulonën”.
E pyetur se si arriti të shpëtonte, ajo u përgjigj:
“Shkova nëpër shkallë, u futa u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.