Ditën e sotme këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ndonëse shihej në pushime me të dashurin, sa në një vend sa në tjetrin, ditën e sotme Fjolla është prangosuar, shkruan Reporteri.net.
Në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net”, Policia e Kosovës ka konformuar lajmin për arrestimin e këngëtares në bazë të udhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.