Artisti shqiptar tashmë me famë ndërkombëtare, DJ Regard, javën e ardhshme do të përformojë në Prishtinë.
Lidhur me këtë ngjarje, është bërë e ditur edhe data se kur do të përformojë ai.
Data është caktuar për 26 korrik, e hënë, në kryeqytetin e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Regard përmes një postimi në rrjetin e tij social Instagram.
“Përformanca ime e parë në vendlindjen time”, shkroi ai në InstaStory.
Ndryshe, Regard është DJ i parë në Kosovë që karrierën e ka filluar në vendin tonë, por pas sukseseve të tij, ai ka arritur që të depërtojë në mesin e personave më të mirë në botë për profesionin e tij.
Ai karrierën e ka filluar pikërisht aty ku edhe do të përfojmë javën tjetër, pra në Prishtinë.