Ditë më parë ish konkurrenti i Përputhen, Atdhe Xharavina ishte i ftuar në një emision ku iu desh të komentonte disa nga ish konkurrentët tjerë.
Xharavina zgjodhi Blerim Dautin, ish konkurrentin tjetër për t’ia djegur fotografinë gjatë emisionit, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
Ky veprim ka acaruar tej mase të riun nga Maqedonia i cili në një video të publikuar në Instagram ka shpërthyer keq ndaj Atdheut.
“Unë dua ta pyes se si është ndjerë kur dy shokët tanë e kanë tërhequr nga motori dhe gati sa nuk e ka bërë në b**** prej tyre? Po të them diçka unë foto nuk di të djeg, por shpirtin po. Mbaje mend këtë!”, shprehet Blerimi në videon e publikuar.
/Repoteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.