Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka bërë një reagim si rrallë herë në rrjetet sociale.
Ajo është shqetësuar nga komentet dhe kritikat e shumta kundrejt mërgimtarëve që kanë ardhur në Kosovë për pushimet verore.
Në një shkrim të publikuar në InstaStory, këngëtarja me prejardhje nga Skenderaj, ka shkruar se shqiptarët që janë në Kosovë nuk dallojnë nga ata të diasporës.
“Çka keni more me gjithë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo parkohen keq s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj etj. A mos jemi ne më mirë se ata? Apo keni harruar që jemi brum i njëjtë? Lërini njerëzit le të kënaqen në vendin e vet, tek e fundit secili paguan për gabimin e vet! Gëzuar diasporë”, ka shkruar Leonora në InstaStory.
Ky reagim i saj vjen pas dy rasteve të fundit të regjistruara në Shqipëri, ky dy bashkatdhetarë kanë tejkaluar limitin e shpejtësisë duke bërë gara mes vete, teksa një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe një ditë më vonë.
Leonora Jakupi përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.