Kritika të shumta javëve të fundit janë drejtuar ndaj mërgimtarëve.
Për këtë ka reaguar Leonora Jakupi e cila përmes një shkrimi ka thënë se as ne që jetojmë këtu nuk jemi më të mirë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.
“Çka keni more me gjithë këto sulme për mërgatën tonë? Jo po garojnë me vetura, jo parkohen keq s’po i respektojnë rregullat në komunikacion etj etj. A mos jemi ne më mirë se ata? Apo keni harruar që jemi brum i njëjtë? Lërini njerëzit le të kënaqen në vendin e vet, tek e fundit secili paguan për gabimin e vet! Gëzuar diasporë”, ishte reagimi i parë i Leonorës.
Por, këngëtarja tani ka reaguar sërish, duke thënë se statusi i saj nuk kishte të bënte aspak me dy mërgimtarët me Lamborghini, të cilët edhe morën gjobë për tejkalimin e shpejtësisë.
“Ta keni parasysh që unë nuk mbrojë njerëz që rrezikojnë jetën e vet dhe të qytetarëve. Unë mbrojë të drejtën e diasporës, jo çdo gabim individual duhet t’i mvishet mërgates”, shkruan këngëtarja, ndërsa shton se në Shqipëri si duket nuk ia kanë idenë çka po ndodh në Kosovë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.