×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa publikon foto nga Tirana: Jam e nderuar që ndodhem këtu

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 20:15

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një vizite befasuese në Tiranë, ku i ka përcjellë nga punimet e ndërtimit të një kopshti për 300 fëmijë që mbështet nga fondacioni i saj.


    Me këtë rast, ylli ndërkombëtar i muzikës dhe familja e saj janë mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

    “E nderuar që ndodhem në Tiranë – Shqipëri sot (e premte), për të parë punën ndërtuese të ‘Sunny Hill Kindergarten’ në qendër të qytetit. Pas tërmetit të vitit 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke u blerë bluzat ‘Pray for Albania’ që i krijova me miqtë e mi BondNYC, i dyfishova fondet që i bëmë me bluzat dhe ato para po shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë”.

    “Jam mirënjohëse që ndodhem këtu për këtë sot, me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi”.

    “Hapja 15 shtator 2021! Faleminderit Shqipëri”, ka shkruar Dua duke bashkëngjitur emrin e Fondacionit Sunny Hill.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!