×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa po vazhdon qëndrimin në Tiranë, mbjellë pemë në kryeqytetin shqiptar

    Reporteri
    25 Korrik 2021 | 10:50

    Dua Lipa së bashku me familjen e saj po vazhdon qëndrimin në Tiranë.


    Ylli ndërkombëtar i muzikës dhe familja e saj janë mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    E, tani Lipa ka mbjellë edhe pemë në Tiranë, gjë të cilën e bëjnë shumë mysafirë kur vijnë në kryeqytetin shqiptar, përfshirë edhe yjet e estradës.

    Ka qenë Veliaj ai i cili ka publikuar një video nga ky moment me këngëtaren e hiteve.

    “Për hajër…Nuk ikën askush nga Tirana pa mbjellë një pemë”, ka shkruar kryetari i Tiranës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!